Vllaznia do të zhvillojë ndeshjen e radhës ndaj Dinamos, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Trajneri Thomas Brdariç do këtë mungesa të lojtarëve kryesorë, kryesisht në fazën mbrojtëse.
Mevlan Adili është e para mungesë e sigurt ndaj Dinamos, sepse u ndëshkua me karton të kuq në Korçë ndaj Skëndërbeut.
Një mungesë tjetër e sigurtë për timonierin Brdariç është edhe Da Silva, i cili ka munguar edhe ndeshjen e kaluar. Gjithashtu gjermani nuk do ketë në dispozicion as shërbimet e Darko Bulatoviç, i dëmtuar prej disa kohësh.
I gjendur në një situatë të tillë, trajnerit të Vllaznisë i duhet të gjej një zgjidhje për repartin e mbrojtjes.
Kujtojmë që Vllaznia është e pozicionuar në vendin e 5 në tabelën e klasifikimit të “Abissnet Superiore” me 6 pike në 4 ndeshje të zhvilluara. / abcnews.al