Mancini: Nuk merret ai i kuq, Italia e fortë ! Donnarumma? T’i ruanin vërshëllimat

schedule09:44 - 7 Tetor, 2021

schedule 09:44 - 7 Tetor, 2021

Roberto Mancini u shfaq i zhgënjyer pas humbjes së Italisë kundër Spanjës në gjysmëfinalen e Nations League. Tekniku foli për “Rai Sport” dhe vuri theksin te kartoni i kuq i Bonuccit, që kurrsesi nuk duhet të merrej. Ai foli edhe për vërshëllimat e tifozëve kundër portierit Donnarumma, i cili këtë verë la Milanin dhe iu bashkua francezëve të PSG.

“Ndeshjet janë të tilla, ndonjëherë episodet i ndryshojnë ato. Pjesa e parë lehtësisht mund të përfundonte 1-1. Qartësisht Spanja e mban topin mirë, por është zhgënjyese të humbësh kështu. Ne bëmë një gabim që nuk duhet bërë në këtë nivel.

Të jem i sinqertë, nuk e pashë kartonin e dytë, por nuk është ky thelbi: Bonucci nuk duhet të merrte karton në asnjë situatë. Të luash kështu, të shënosh një gol dhe të mos pësosh kur je me 10 lojtarë, do të thotë që kemi bërë një paraqitje të mirë”, tha Mancini fillimisht.

“Aktivizimet e Locatelli e Pellegrini? Kishim nevojë për lojtarë të freskët dhe kjo na ndihmoi kur ishim me 10 lojtarë. Mund të kishim aktivizuar disa lojtarë më të rinj. Mendoj se pavarësisht humbjes, kjo paraqitje na dha forcë”, shtoi trajneri i kampionëve të Italisë.

“Vërshëllimat ndaj Donnarumma? Ishte diçka zhgënjyese. Sigurisht atij nuk i pëlqen, sikurse nuk na pëlqen as ne. Gigio u paraqit mirë dhe është zhgënjyese, pasi luante Italia dhe nuk ishte një ndeshje klubi.

Ata mund ta kishin lënë mënjanë për një ndeshje, ndoshta ta ruanin për PSG-Milan, sepse Italia mendohet se vjen mbi gjithçka tjetër”, përfundoi trajneri i kampionëve të Europës, që në krye të Italisë vendosi rekordin e 37 ndeshjeve radhazi pa humbje. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!