Karim Adeyemi është një nga sulmuesit e modës të kontinentit të vjetër dhe gjysma e Evropës është hedhur pas tij. Pas largimit të Daka, futbollisti gjerman është bërë udhëheqësi i vërtetë i ekipit austriak dhe gjithçka tregon se edhe me dëshirën e vetë lojtarit se Salzburg do të arkëtojë disa të ardhura verën e ardhshme.
Sipas TodoFichajes, Bayern Munich është vendi më i mirë për të marrë shërbimet e sulmuesit gjerman. Bavarezët vazhdojnë me strategjinë për të ofruar në skuadër lojtarë të vendit të tyre.
Adeyemi, vetëm 19 vjeç, bëri debutimin e tij me ekipin e parë vetëm pak muaj më parë dhe konsiderohet si një nga talentet e mëdhenj të Gjermanisë.
Nga Mynihu ata tashmë kanë pasur disa kontakte me klubin austriak dhe nuk përjahtohet arritja e një marrëveshje para hapjes së tregut. /abcnews.al