U takua me Kurtin në Samit, Vuçiç: S’mund të hyjmë në BE pa zgjidhur çështjet me Kosovën

schedule15:49 - 6 Tetor, 2021

schedule 15:49 - 6 Tetor, 2021

Pa zgjidhur çështjet me Prishtinën, Serbia nuk do të jetë në gjendje që t’i bashkohet BE-së“.

Kështu ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë Samitit të Brdo në Slloveni mes BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Ka perspektivë për zgjerim, por është e qartë se jo të gjithë anëtarët (e BE-së) kanë të njëjtin oreks”, tha Vuçiç për gazetarët pas samitit.

Në këtë Samit ndodhet edhe kryeministri, Albin Kurti, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Sipas medieve kosovare gjatë samitit Kurti është takuar me Vuçiç, megjithatë ende nuk dihet se çfarë kanë diskutuar me njëri tjetrin. Ky takim u zhvillua në prezencë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Kujtojmë se ky takim vjen pak ditë pas arritjes së marrëveshjes së reciprocitetit të targave mes Prishtinës dhe Beogradit pas më shumë se 13 ditësh tensione. be.k/Abcnews

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!