Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati ka denoncuar sipas tij një tjetër skandal korrupsioni në Unazën e Madhe të Tiranës. Bushati thotë se fituesit e 7 loteve të Unazës, janë të paracaktua.
Në një postim në rrjetet sociale, deputeti thekson ndër të tjera se procedurat tenderuese janë mbyllur me 15 shtator dhe ARRSH-ja, vonon të shpallë rezultatet.
Reagimi i plotë:
Unaza e Madhe, eshte kthyer ne nje mal të vertetë korrupsioni, ku ARRSH ushqen me miliarda klientët e qeverisë.
Fituesit e 7 loteve të Unazës, duken qartë se janë të paracaktuar.
Procedurat tenderuese janë mbyllur me 15 shtator dhe ARRSH-ja, vonon te shpalle rezultatet.
Natyrshëm lindin një seri pyetjesh:
– Pse vonohet ARRSH-ja ne shpalljen e këtyre rezultateve?
– Mos valle po gatit çorbën e radhës për t’u siguruar qe tenderat shkojnë tek fituesit e paracaktuar ashtu siç është përfolur?
– A mos ka ndonjë fitues te paracaktuar qe nuk ka arritur te dorëzojë dokumentat e tenderit?
– Mundet valle qe te anullohet ndonjë nga këto tendera për siguruar mbushjen e premtimeve ndaj fituesve te paracaktuar?
Tenderat e Unazës se Madhe, janë një pazar i shëmtuar i ARRSH-se me kompanitë ne pronësi te njerëzve te lidhur me qeverinë. 7 segmente rrugore te njëpasnjëshme, nga të gjitha anët janë te ngjashëm njeri me tjetrin por kriteret e vendosura janë jashtëzakonisht te ndryshme nga njeri tjetri, kritere qe plotësohen vetëm nga fituesit e paracaktuar.
Keshtu ne Lotin 1,i cili eshte edhe ai qe ka vleren me te madhe prej 2.5 miliard lek te reja, eshte edhe loti i cili ne absolut kerkohet numri me i ulet i punonjesve 145,stafit kryesor 6, kamioneve 10 dhe eskavatoreve 4.Nderkohe qe ne lotin 6 qe ka vleren me te ulet, 1.8 miliard lek te reja, kerkohen 250 punonjes,9 staf kryesor,21 kamiona dhe 9 eskavatore.
Ndërkohe kur vendi po zhytet në varferi dhe shtresa e të varfërve po rritet në mënyrë të frikshme, qeveria shqiptare ndan nën rrogoz tendera për kompanitë që gllabëronjë parat e qytetarëve.
Partia Demokratike por dhe Institucionet ndërkombëtare, kane shprehur ne mënyre te vazhdueshme kritikat e tyre ndaj mungesës se konkurrencës dhe transparencës ne tenderat e zhvilluar ne Shqipëri.
E pyesim ARRSH-në: A do te anullohet Loti 1 i parashikuar për nje nder klientet me te afert te Kryeministrit qe aktualisht po punon ne segmente te Unazes se Re ne ndertim e siper?
Perse Loti 1 nuk shfaqej dhe nuk shfaqet fare ne faqen elektronike te Agjensise se Prokurimit?
A do te ndodhe ky fenomen me Lotin 1 sepse kjo kompania e paramenduar te fitoje harroi te dorëzojë letrat ne këtë tender?
Po me Lotin 3 “Sheshi Shqiponja – Bulevardi i ri – Shkozë, Urat mbi lumin Tirana” çfarë do te ndodhe? A do t’i jepet edhe ky tender dy kompanive te paracaktuara?
Cdo qytetar edhe ai qe nuk ka ekspertize ne kete fushe e kupton qe keto kritere jane vene per te paracaktuar fituesin e radhes
Ka shembull pas shembulli qe vërteton paracaktimin e fitueseve.
Cfare do te beje ARRSH-ja per te mbajtur premtimet ndaj kompanive te paracaktuara fituese?