Është momenti, planifiko sot kontrollin vjetor të gjirit

schedule14:05 - 6 Tetor, 2021

schedule 14:05 - 6 Tetor, 2021

Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.

Aktualisht nuk ka njohuri të mjaftueshme për shkaqet e kancerit të gjirit, ndaj zbulimi i hershëm i sëmundjes mbetet guri themelor i kontrollit të kancerit të gjirit,kur zbulohet herët, ekzistojnë mundësitë që kanceri i gjirit të shërohet.

Qendra e Gjirit në Spitalin Amerikan është e vetmja qendër në vend me fokus patologjitë dhe tumoret e gjirit.

E përbërë nga mjekë të specializuar, Qendra e Gjirit ofron të gjitha shërbimet e nevojshme për diagnostikim, ndërhyrje dhe ndjekje të pacienteve që zbulohen me tumor të gjirit.

Në muajin tetor, muaj i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Spitali Amerikan ofron kontrollet e diagnostikimit për kancerin e gjirit me me çmime preferenciale.

Mamografi  1500 lekë

Ekzaminimi me Mamografi është i shpejtë, i thjeshtë dhe ekzaminimi më efektiv për përcaktimin e kancerin e gjirit.

Eko gjiri bilaterale 3000 lekë

Ekografia është një ekzaminim bazë, pa dhimbje, që kryhet nga mjeku radiolog dhe interpretohet në kohë reale në prani të pacientit. Ajo është e pazëvendësueshme si ekzaminim te moshat e reja, por mund të kryhet në çdo moshë.

Gjithashtu Spitali Amerikan 2 ka krijuar paketën e kontrollin e gjirit dhe përmban:

– Konsultë mjeku senolog

– Eko mame bilaterale

Paketa kushton 5000 lekë.

Diagnostikimi i hershëm, shpëton jetë! Parandalo! Kryej kontrolle periodike!

Kanceri i gjirit që diagnostikohet herët, rrallë përbën kërcënim për jetën.

Për më shumë informacion dhe për të prenotuar kontrollin tuaj kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!