EMA: Doza e tretë e vaksinës anti-Covid rrit antitrupat tek të gjitha grupmoshat

schedule15:33 - 5 Tetor, 2021

schedule 15:33 - 5 Tetor, 2021

Doza e tretë e vaksinave anti-Covid, përkatësisht Pfizer dhe Moderna rrit antitrupat tek të gjitha grupmoshat, sipas një deklaratë të EMA.  Madje Agjencia Europiane e Barnave nxiti vendet anëtare të BE-së të miratojnë dozën e tretë për personat me sistem të dobët imunitar.

Për sa i përket pilulës së Merck u bë e ditur se në ditët në vijim pritet të fillojë procesi i vlerësimit. Sipas hulumtimeve të fundit, pilula Merck zvogëlon rrezikun e vdekjes dhe shtrimit në spital./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!