Botërori çdo dy vite, FIFPro del kundër: Bëhet veç për arsye komerciale

schedule12:42 - 5 Tetor, 2021

schedule 12:42 - 5 Tetor, 2021

FIFPro është kundër zhvillimit të Kupës së Botës çdo dy vite, duke nisur nga edicioni i vitit 2028.

Sekretari i Përgjithshëm i FIFPro, Jonas Baer-Hoffmann, është shprehur se mungon vizioni global për zhvillimin e futbollit dhe se merren vendime të tillë vetëm për cështje komerciale.

FIFA e ka kaluar pa shumë diskutime propozimin për Kupën e Botës çdo 2 vite dhe ka hasur edhe në kundërshtimin e UEFA-s.

Problem i madh është kalendari ndërkombëtar i ndeshjeve, pasi një Kupë Bote çdo dy vite do sillte më shumë ndeshje për lojtarët dhe jo më kot ka dalë kundër FIFPro, që përfaqëson interesin e futbollistëve. / abcnews.al