Portugalia miraton dozën e tretë të Covid për personat mbi 65 vjeç

schedule11:59 - 5 Tetor, 2021

schedule 11:59 - 5 Tetor, 2021

Portugalia do të nisë administrimin e një doze të tretë të vaksinës kundër koronavirusit tek personat mbi 65 vjeç javën e ardhshme. Personat që do të marrin një dozë përforcuese janë  të moshuarit në azile dhe të burgosurit mbi 80 vjeç.

Vendi Iberik, i cili ka shkallën më të lartë të vaksinimit me 85% të popullsisë së tij të vaksinuar plotësisht, filloi administrimin e një dozë përforcuese muajin e kaluar për personat mbi 16 vjeç.

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) dje propozoi miratimin e dozës së tretë të vaksinës Pfizer-BioNTech ose Moderna për personat me sistem të dobët imunitar.

Portugalia ka regjistruar 1,071,307  raste dhe 18,000 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!