Ekzekutimi i dyfishtë në Elbasan, gjenden në “Volvo-n” e djegur armët e krimit: Kallashnikov dhe “Scorpions”

schedule10:47 - 5 Tetor, 2021

schedule 10:47 - 5 Tetor, 2021

Dy armë automatike janë gjetur brenda në makinën e shkrumbuar nga flakët në afërsi Balldrenit që dyshohet se u përdorën në ekzekutimin mafioz të Ardjan Çollakut dhe Lulzim Bitrit.

Mësohet se armë janë të modelit kallashnikov dhe një automatik tjetër tip “Scorpions”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 mbrëmjen e djeshme në një lokal, pranë një pike karburanti. Autorët që dyshohet se ishin dy, të maskuar dhe armatosur e kanë pritur shënjestrën Lulzim Bitrti, të fshehur në makinë tip “Volvo” disa metra larg karburantit, por me fushëpamje të qartë, pasi si duket kishin informacion mbi lëvizjet.

Në momentin që 50-vjeçari Çollaku  së bashku me Bitrin, ka ardhur pranë karburantit ka parkuar makinën dhe sapo doli për të hyrë në ambientet e lokalit u qëlluan me “Scorpions” e Kallashnikov duke i lënë të vdekur të dy. Në vendin e ngjarjes u gjendën 23 gëzhoja. Atentatorët janë larguar në drejtim të fshatit Balldre duke djegur makinën për të humbur gjurmët. /abcnews.al/