Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me atentatin mafioz me 2 të vdekur të ndodhur këtë mbrëmje në Elbasan.
Sipas policisë në Bradashesh, afër rrethrrotullimit të luleve nga një makinë në lëvizje është qëlluar me armë zjarri në drejtim të Ardjan Çollakut 50-vjeç dhe Lulzim Bitrit 40-vjeç. Bitri ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes kurse Çollaku në spitalin e Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në një lokal, pranë një pike karburanti. Autorët që dyshohet se ishin dy, të maskuar dhe armatosur e kanë pritur shënjestrën të fshehur në makinë disa metra larg karburantit, por me fushëpamje të qartë, pasi si duket kishin informacion mbi lëvizjet e tij dhe prisnin që të vinte. Çollaku bashkë me Bitrin, kanë qenë duke lëvizur në këmbë, në momentin që janë qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Lexo edhe: Rëndohet bilanci i atentatit në Elbasan, shkon në dy numri i viktimave
Forca të shumta kanë rrethuar gjithë qytetin dhe ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve. Në ndihmë të policisë vendore janë nisur FNSH e RENEA dhe një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në PSh./be.k//abcnews.al