EMRI/ U vra sot, 40-vjeçari nga Elbasani i përfshirë në një vrasje në Tetovë tre vite më parë

schedule20:12 - 4 Tetor, 2021

schedule 20:12 - 4 Tetor, 2021

Ashtu sikurse Ardjan Çollaku, edhe 40-vjeçari Lulzim Bitri, viktima e dytë e atentatit në Elbasan rezulton person me precedentë të mëparshëm penal.

Burime bëjnë me dije se ai ka qenë i përfshirë në një përplasje me armë zjarri në Tetovë të Maqedonisë së Veriut tre vite më parë, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Ngjarja në vitin 2018 ndodhi në Reçicë të Vogël, shumë pranë selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim.

Mbi 40-vjeçarin nga Elbasani rëndonte akuza e vrasjes, e kryer në bashkëpunim si edhe akuza për mbajtjen e armëve të zjarrit dhe mjeteve shpërthyese. m.v/abcnews.al