Sarandë, gjendet një person i pajetë në një kanal

schedule18:48 - 18 Dhjetor, 2018

schedule 18:48 - 18 Dhjetor, 2018

Një person është gjetur i pajetë në një kanal në Vrion, në Bashkinë e Finiqit në Sarandë.  Trupi i pajetë është parë nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Viktima dyshohet të jetë mbytur tri ditë më parë. Sipas policisë së Sarandës kanali është i thellë dhe nxjerrja e trupit është bërë me mjaft vështirësi. Ende nuk dihet identiteti i viktimës, por mendohet të jetë rreth 45 vjeç. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. /abcnews.al