Rusia teston raketën supersonike Zirkon nga nëndetësja

schedule11:39 - 4 Tetor, 2021

schedule 11:39 - 4 Tetor, 2021

Rusia  këtë të hënë ka bërë me dije se ka kryer me sukses testimin e një rakete supersonike nënujore të lundrimit Zirkon, një armë që presidenti Vladimir Putin e ka cilësuar si pjesë të gjeneratës së re të sistemeve të pashembullta të armëve.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se nëndetësja Severodvinsk lëshoi ​​me sukses raketën në Detin Barents, e cila goditi objektivin e saj të zgjedhur.

Rusia testoi raketën Zirkon nga një anije luftarake në korrik.

Ndërkohë Putin, në një nga fjalimet e tij në 2018 kishte pohuar se këto raketa mund të godisnin kudo në botë dhe t’i shpëtonin mburojës raketore amerikane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!