Një 39 vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri një natë më parë në Greqi. Shqiptari nga Tepelena Iinjohur si Keli kishte pronar i një lokali në Athinë kishte marrëdhënie të ngushta me shumë këngëtarë të cilët kanë reaguar me mesazhe prekëse.
Miqtë përmes postimeve në rrjetet sociale shkruajnë se e kanë të pamundur ta besojnë lajmin për ekzekutimin e tij.
“Vellacko nuk mund ta besoj skam fjal na kepute shpirtin ?? te qoft dheu i lehtë shpirti ne paqe dhe ngushëllime familjes ?? ?do na mungosh shume Keli Dejavu”, shkruan Xhuljo Jace Folklorit.
LEXO EDHE: Si u ekzekutua 39-vjeçari shqiptar në Greqi, emri i tij i lidhur me botën e krimit
Ndërkohë një tjetër mikeshë në mesazhin e saj shkruan se nuk mund ta besojë që ai nuk jeton më.
“U Prefsh ne Paqe Keli Dejavu te qoft dheu i let, ska fjal per ata Prindër per ato Motra ca tu thuash u iku drita syve si do bejnë pa ty, do jesh gjithmonë ne zemrat tona vlla .E Pa Besushme E Pa Besushme “, shkruan ajo.
Për ekzekutimin e shqiptarit ka reaguar edhe reperi i njohur, G-Bani, i cili thekson se është tronditur nga ky lajm.
Ndërkaq kujtojmë se 39 vjeçari shqiptar është ekzekutuar para lokalit të tij, ndaj të cilit janë gjuajtur 9 plumba, ku 4 prej tyre e kapën në kokë dhe në trup.Ndërkohë policia greke po heton në pistën e larjeve të hesapeve dhe trafikimit të drogës. /abcnews.al