E hëna nis me diell, por moti ka surpriza pas mesjavës

schedule08:57 - 4 Tetor, 2021

schedule 08:57 - 4 Tetor, 2021

Java ka nisur me mot të kthjellët dhe të freskët, por pritet që mesjava të sjellë dhe ndryshime të kushteve atmosferike.

Meterologia Adiola Banit nga Meteoalb bën me dije se duke filluar nga dita e mërkurë e më pas do të kemi prani të reshjeve të shiut që do të kulmojnë ditën e enjte dhe mëngjesin e së premtes.

Ndër të tjera ajo thekson se temperatuara te ajrit do të jenë nga 7 gradë Celsius në mëngjes duke arritur në vlerat maksimale 28 gradë në mesditë.

Territori shqiptar këtë fillim jave do të ketë mot të kthjellët ndërsa zonat e ulëta do të jenë dhe në mbizotërimin e vranësirave që do të shtohen të mërkurën. E mërkura dhe në vijim do të kemi ndryshim të kushteve atmosferike, si pasojë e zhvillimit të tre qendrave ciklonare në brigjet e Italisë të cilat do të zhvendosen drejt Gadishullit të Ballkanit duke sjellë reshje shiu. Sasinë më të madhe të reshjeve të shiut do e presim ditën e enjte deri mëngjesin e së premtes, ndërsa pasditja dhe fundjava do të sjellë përmirësim të kushteve të motit”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera ajo thekson se nga e mërkura dhe e enjtja vlerat termike do të zbresin me 5 gradë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!