Një shqiptar është qëlluar me dy plumba mbrëmjen e sotme në qendër të Athinës. Ngjarja sipas mediave greke ka ndodhur në qendër të kryeqytetit, në zonën e Agios Panteleimon në Agios Pavlos në rrugën Kritis.
Informacionet e para ishin kontradiktore nga mediat në Athinë, ku fillimisht u raportua se shqiptari vdiq, por zyrtarisht ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital.
Shqiptari ishte në kafe në momentin që është qëlluar me dy plumba në kokë dhe bark në një atentat mafioz./ db/Abcnews.al