“Me fat që të kam pranë vetes”, Genc Prelvukaj ndan imazhin e ëmbël me Eni Koçin

schedule20:46 - 3 Tetor, 2021

schedule 20:46 - 3 Tetor, 2021

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë një ndër çiftet më të dashur të ekranit shqiptar. Ndonëse prej vitesh bashkë, dyshja janë munduar ta mbajnë larg vëmendjes së publikut marrëdhënien e tyre.

Sidoqoftë, ata marrin vëmendjen e të gjithëve sa herë ndajnë postime së bashku në rrjete sociale. Së fundmi, ka qenë Genci, i cili ka ndarë një foto ku shihet krah Enit.

Krahas saj, ai ka shkruar dhe disa fjalë të ëmbla për këngëtaren: “Me një njeri të mirë, që për fat e kam pranë vetes çdoherë.”