Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 1165 raste të reja me COVID-19 dhe 31 viktima. 332 është numri i të intubuarve në spitale.
Nga totali i rasteve nga 150,507 teste me pozitivitet 0,77%, 224 të infektuar u zbuluan në Atikë dhe 195 në Selanik.
Dukshëm sot ka një ulje të rasteve në Greqi krahasuar me ditët e fundit, por në tërësi situata është shqetësuese.
Me 31 viktimat që u regjistruan sot, në total numri i personave që humbën jetën në Greqi nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 14,920 vdekje, 95.4% e të cilëve kishin sëmundje tjetër ose ishin 70 vjeç e lart./ Abcnews.al


