Kriza energjitike, deputeti i Lushnjes-Ramës: Ti e përballon ore zotëri, s’ke paguar ndonjëherë naftë

schedule15:17 - 3 Tetor, 2021

schedule 15:17 - 3 Tetor, 2021

Në një mesazh drejtuar qytetarëve, kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vendi do të përballet me një krizë të jashtëzakonshme energjitike. Si shkak i kësaj krize, pritet një rritje e konsiderueshme e çmimit të naftës, gazit dhe karbonit në vend.

Lexo edhe: Rritja e çmimit të karburanteve, Rama: Sapo ka nisur kriza e jashtëzakonshme energjitike

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputeti demokrat Saimir Korreshi. Në një postim në Facebook, deputeti i Lushnjës i thotë kryeministrit se ai mund ta përballojë krizën sepse “nuk ka paguar ndonjëherë gaz apo naftë.”

Por, problemi sipas tij, është sesi do ta përballojnë qytetarët këtë krizë të radhës.

“Me durim e me terezi nga gjeli i detit do ngeli vetëm kofsha për vit te ri,” shkruan Korreshi. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!