Mbetemi në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ku në pjesën më të madhe të ditës do të kemi dominim të kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe vranësira të pakta në shtrirjen Lindore.
Por gjatë pasdites dhe në vijim pritet shfaqje e vranësirave kalimtare edhe në ultësirën perëndimore.
Sipas MetoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mesdita sjellë rritje të lehtë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke sjell dallgëzim 2 – 3 ballë.
Kosova
Moti i qëndrueshëm do të sjelle dominim të kthjellimeve në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të Kosovës. Ndërsa mesdita dhe pasditja bëjnë përkohësisht më të dukshme vranësirat në të gjithë territorin, por gjatë orëve të vona të mbrëmjes do të ketë largim të vranësirave duke ri-kthyer serish moti e kthjellet në Kosovë.
Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës në MV do të jetë me kthjellime në pothuajse gjithë vendin. Ndërsa orët e mesditës dhe pasdites sjellin vranësira nëpër territor, por nuk do të mund të sjellin reshje në Republikën e MV. Orët e mbrëmjes i dobësojnë dukshëm vranësirat në një pjesë të mirë të vendit.
Rajoni dhe Europa
Vendet e Rajonit dhe Europa Lindore mbeten më mot të qëndrueshëm si pasoj e zhvillimit të një anticikloni mbi Deti e Zi. Ndërsa Europa Veriore prej disa ditësh është në ndikimin ciklonit të Islandës, i cili po sjell në këtë rajon reshje të shumta shiu. Parashikohet gjithashtu që vranësirat e shumta dhe rrebeshet e shiut të përfshijnë edhe Qendrën e kontinenti. /abcnews.al/