18-vjeçarja shqiptare ekzekutohet nga bashkëshorti në shtëpinë e saj, vdes edhe gjyshja, plagoset i ati

schedule19:38 - 2 Tetor, 2021

schedule 19:38 - 2 Tetor, 2021

Shejla Bakija, 18-vjeç nga Tuzi i Malit të Zi është ekzekutuar nga bashkëshorti i saj. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e babait të viktimës. Plumbat i kanë marrë jetën edhe gjyshes së saj, ndërsa babai ka mbetur i plagosur.

Autori Ilir Gjokaj është ende në arrati. Ngjarja ka sjellë reagime të shumta në rrjet ku është shpërndarë fotoja e të resë me një mesazh të shkruar në vetën e parë.

“Emri im është Shejla Bakija, shqiptare nga Mali i zi. Dje isha vetëm 18 vjeçe kur më vranë. Vrasësi vrapon ende i lirë, ai më mori jetën në lule të rinisë.

Ndaj më ndihmoni ta kapim atë përbindësh që erdhi në mes të shtëpisë duke më marrë jetën mua, gjyshes time dhe duke plagosur babanë tim”, shkruhet në mesazh. /Abcnews.al