Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë pasditen e sotme. Dy të rinj Kliton Pira, 26 vjeç dhe shtetasja e huaj Jawsackie Jaboah, 31 vjeçe janë konfliktuar me njëri tjetrin në një banesë me qira ditore në rrugën “Pjetër Budi” në kryeqytet.
Dyshohet se pas debatit i riu ka qëlluar me thikë në drejtim të 31-vjeçares. Kjo e fundit ka zbritur poshtë për të kërkuar ndihmë. Gjatë kësaj kohe, 26-vjeçari është hedhur nga kati i tetë duke gjetur vdekjen, ndërsa e plagosura ndodhet në spital ku ka ndërruar jetë.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë si dhe as motivi i konfliktit mes tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e saj.
“Rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore, gjatë një konfliktit të çastit, shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
31-vjeçarja u dërgua menjeherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /Abcnews.al