Çdo të shtunë në orën 21:00, në ekranin e ABC do të trasmetohet Dance Reality Show “T’ka mami yll”, në moderimin e Ilda Bejlerit.
Gjithçka do të nis mbrëmjen e sotme dhe shumë surpriza janë rezervuar për publikun e gjerë. Nata e sotme është cilësuar si nata e audicioneve, pasi do të përzgjidhen konkurentët e parë zyrtarë të kësaj gare kërcimi mes fëmijëve nga mosha 10 deri në 14 vjeç.
Mirëpo protagonistë në këtë garë nuk do të jenë vetëm fëmijët, por edhe mamatë e tyre gjithashtu do të jenë pjesë e fortë e lojës, për të mbështetur të vegjëlit. Në këtë spektakël, nuk do të mungojnë as momentet prekëse, ku do të trajtohen edhe historitë familjare të çdo konkurenti.
Ndërkohë, gara e fortë premton edhe debate, të cilat mesa duket kanë nisur që natën e parë.
Kush do ta fitojë sot sfidën? Këtë e vendos juria e kryesuar nga Albi Nako dhe me dy anëtaret e tjera Riselda Sejdija dhe Erjona Rusi.
Surprizat nuk përfundojnë këtu, pasi çdo ditë në orën 18:30 do të mund të shohim dhe përmbledhjet ditore për të kuptuar se çfarë do të ndodhë çdo ditë në “T’ka mami yll”.l.k/abcnews.al