Regjisori Arben Kumbaro vjen pra publikut pas pandemisë me monodramën , “Oh ato ditë të bukura” të Samuel Beckett në skenën e teatrit Metropol.
Vepra ka vlera të jashtëzakoshme aktuale dhe është një ulërimë dhe reflektim mbi kuptimin e jetës njerëzore.
Vini personazhi kryesor, jetësohet nga aktorja Yllka Mujo, ku rrufeshëm së bashku me tekstin regjisori bëri zgjedhjen e saj për këtë rol.
Vepra mbart nota të theksuara të absurdit, pasi personazhi rreket, të gjej bulëzat e lumturisë, gati- gati në pikëpyetjen a ka pas ditë të bukura përgjatë 60 viteve ekzistencë të qenies së saj. Bisedat me bashkëshortin Vilin, që merr jetë nga Sokol Angjeli janë të thata , e të vakta.
Bukuria e vetmisë njerëzore mishërohet më së miri në këtë vepër thekson regjisori.
Megjithëse Arben Kumbaro i ka qëndruar besnik bukurisë së tekstit, simbolikisht me prekje të vogla aktualizon dy drama të shoqërisë shqiptare, tërmetin dhe pandeminë
Premiera do të jetë në datën 7 tetor dhe do të vazhdoj përgjatë gjithë muajit tetor në skenën e Teatrit Metropol. /abcnews.al