Roberto Mancini ka bërë një ndryshim në listën e Italisë në prag të ndeshjes me Spanjën në Nations League.
Moise Kean ka marrë një vend në kombëtaren “Axurre”, pasi Ciro Immobile ka pësuar një dëmtim dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e 6 tetorit.
Trajneri i kampionëve të Europës ndërkohë ka komentuar edhe lënien jashtë të Nicolo Zanioli. I ngacmuar nëse vendimi ka të bëjë me gjestin e bërë në derbi, tekniku tha:
“Është zgjedhje tenkike. Nuk është e vërtetë që Zaniolon nuk e thirra prej gjestit në derbin e Romës. Gjithsesi ai duhet të jetë i kujdesshëm.
Fatkeqësisht këto gabime bëhen nga lojtarët kur janë të rinj, por një futbollist profesionist që ka nëj të ardhme të madhe përpara nuk duhet t’i bëjë”, tha Mancini mes të tjerash. / abcnews.al