Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Regjistrohen rreth 2,640 të infektuar dhe 32 humbje të tjera jete në Greqi

schedule17:02 - 1 Tetor, 2021

schedule 17:02 - 1 Tetor, 2021

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 2,636 raste të reja me koronavirus. Autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur se si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën edhe 32 qytetarë.

Prej rasteve të reja, njoftohet se 14 u identifikuan në pikat hyrëse të vendit. Numri total i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë është 658.368 (ndryshim ditor + 0.4%), prej të cilëve 50.9% janë meshkuj.

Sipas raportimeve, nga rastet e konfirmuara 7 ditëve të fundit, 76 kanë qenë persona që kanë udhëtuar jashtë kurse 3,056 të tjera janë raste kontakti. Kurse, sa i përket rasteve fatale, që nga fillimi i pandemisë numri total i viktimave shkon në 14,860. Prej tyre, 95.4% kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose ishin mbi 70 vjeç. /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!