Afrika pritet të miratojë certifikatën digjitale Covid-19

schedule08:51 - 1 Tetor, 2021

schedule 08:51 - 1 Tetor, 2021

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa pritet të miratojë certifikatën digjitale të Covid-19, e cila sipas tij do të lehtësojë udhëtimet dhe qasjen në evente të ndryshme që kërkojnë prova të vaksinimit.

“Thjeshtimi dhe standardizimi i provave të vaksinimit gjithashtu është  një rrugë e gjatë drejt lehtësimit të një sërë numri kufizimesh të udhëtimit ndërkombëtar brenda dhe jashtë vendit tonë,” tha ai.

Në një fjalim televiziv, ai i bëri presion Britanisë që të lehtësojë kufizimet e udhëtimit. Ramaphosa gjithashtu lehtësoi  disa nga masat, përfshirë ndryshimin e orës policore. Ai i dha fund ndalimit të shitjeve të alkoolit në fundjavë dhe lejoi organizimin e eventeve të mëdha publike.

Ai tha se qeveria synon të administrojë 250,000 vaksina çdo ditë  deri në mes të dhjetorit. Afrika ka regjistruar 2,902,672 raste dhe 87,626 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al