Formular për thirrjen e Kuvendit, Berisha të premten në Shkodër

schedule15:54 - 30 Shtator, 2021

schedule 15:54 - 30 Shtator, 2021

Paralajmërimi i Lulzim Bashës se nuk do të mbledhë Kuvend Kombëtar për të shqyrtuar vendimet e Departamentit Amerikan të Shtetit nuk e sbrapsur Sali Berishën.

Stafi i ngushtë i ish-kryeministrit ka nisur në adresat elektronike të çdo delegati të Kuvendit Kombëtar, formularin për thirrjen e organit më të lartë të Partisë Demokratike.

Sali Berisha ka vendosur që t’i propozojë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ndryshime statutore duke përfshirë në statut organizimin e referendumeve, ku synimi është që referendumi i parë është rrëzimi i vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e Berishës dhe rrjedhimisht, largimin e kreut të PD nga drejtimi i partisë.

Në këtë Kuvend, Berisha kërkon të ndryshojë edhe aksionin politik të Partisë Demokratike, duke përcaktuar një aksion të ri që do të synojë sipas tij rikthimin e demokratëve në pushtet.

Bashkëpunëtorë të Berishës, flasin për qindra firma të delegatëve të mbledhura deri tani, teksa ish-kryeministri ka intensifikuar takimet e tij. Të premten Berisha do të jetë në Shkodër, bastioni tradicional i Partisë Demokratike, ku krahas thirrjes për demokratët do të tentojë të marrë të tjerë deputetë pas vetes. /abcnews.al/