Në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve kundër PSG u bë e qartë se Manchester City-t i mungon një qendërsulmues. Ekipi anglez dominoi lojën nga fillimi në fund, por mungesa një “gjahtari” goli i bëri ata të humbasin.
Guardiola kërkoi gjatë verës, Harry Kane, por ishte e pamundur të arrihej një marrëveshje me Tottenham.
Sipas mediave në Spanjë dhe Angli , Victor Osimhen është një nga sulmuesit që trajneri katalanas pëlqen më shumë. Pas një seozni të matur, afrikani po bën mjaft mirë në sezonin e tij të dytë me Napolin duke shënuar 6 gola në 6 ndesje të luajtura mes kampionatit dhe Ligën se Evropës. /abcnews.al/