“Numero Uno” është projekti që u lancua pak ditë më parë nga Besjana dhe Gresa Behluli, që shënon dhe duetin e parë mes motrave të njohura. Gjatë një interviste për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku folën për këtë projekt, motrat u ndalën dhe tek anëtari më i ri që pritet t’i shtohet familjes së tyre.
Gresa do të bëhet nënë për herë të parë, lajm të cilin e zbuloi përmes këngës që sapo lançuan. Këngëtarja, që pritet të bëhet së shpejti me një djalë rrëfeu për moderatorin Alban Musa se gjatë javëve të para të shtatzënisë kaloi një periudhë të vështirë pasi u infektua me Covid-19.
“Shtatzënia ka ecur shumë mirë, përveçse në javën e tetë kam qenë e infektuar me Covid-19. Ishte një periudhë e vështirë dhe stresuese. Sa u gëzuam pas një lajmi aq të mirë pasi u infektova dhe ishte e vështirë. Pas një terapie të gjatë u shërova, pa pasoja por nuk ishte e lehtë.”, tha këngëtarja.
/abcnews.al