Humbja e dytë në Champions, takim urgjent mes Koeman dhe Laporta: Vendoset e ardhmja e holandezit

schedule08:58 - 30 Shtator, 2021

schedule 08:58 - 30 Shtator, 2021

Pas një fitoreje bindëse në kampionat, u duk se situata te Barcelona do të merrte për mirë, por nuk ndodhi kështu. Ditën e djeshme katalanasit pësuan një humbje të thellë nga Benfica në Champions duke e rikthyer gjendjen e klubit në atë të mëparshmen.

Sipas TNT Sports, sot në orën 14:30 do këtë takim mes presidentit Joan Laporta dhe Koeman, aty ku edhe do vendoset e ardhmja e trajnerit.

Një problem i madh tjetër në Barcelonë janë financat, nuk dihet nëse klubi është në gjendje të shkarkojë Koeman dhe të emëroi një tjetër.

Alternativat janë të shumta, por dy duken më pranë, Xavi dhe Roberto Martinez. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!