Juventus ka tjetër fytyrë në Champions League dhe ky tashmë është një fakt. Bardhezinjtë kanë dalë të fituar në sfidën më të fortë të ditës së sotme, duke mposhtur Chelsean me një gol te Chiesas.
Pjesa e parë ishte e barabartë, në nisje të së dytës Juve shënoi e në minutat e mbetura Chelsea u hodh i gjithi në sulm, por “muri” bardhezi ishte “hermetik”.
Nga ana tjetër Barcelona regjistroi sot disfatën e radhës në Champions, pas asaj ndaj Bayern në raundi e parë. Sot përballë ishte një rival më modest në letër, që por që i mundi 3-0, aq sa kampionët e Gjermanisë. Benfica fitoi 3-0 ndaj katalanasve, që nuk kanë asnjë pikë dhe rrezikojnë kualifikimin.
Manchester United vuajti shumë për të mbërritur te tre pikët sonte. Djajtë e Kuq fituan me shifrat 2-1 ndaj Villarreal në shtëpi. Vendimtar Ronaldo me golin në minutën e fundit shtesë.
Alcacer shënoi për spanjollët në të 53-tën, ndërsa pas shtatë minutash Telles barazoi me një supergol para se CR7 të thonte fjalën e tij. Bayern Munchen është makineri. Skuadra e Nagelsmann nuk e diskutoi në asnjë moment Dynamo Kyiv dhe e mundi me shifrat 5-0.
Salzburg mposhti Lille me shifrat 2-1. Ndeshja tjetër mes Sevillas dhe Salzburg u mbyll me shifrat 1-1, me Sevillan, që përfitoi nga kartoni i kuq i Guilavogui në fund dhe barazoi me Ivan Rakitic. /abcnews.al

