Nga Leontina Nika
Akademia e Shkencave përmes një shkrese zyrtare i propozon Këshillit të Ministrave projektvendimin e kalimit të instituteve të Akademisë së Studimeve Albanologjike në varësinë e saj. Bëhet fjalë për Institutin e Historisë, Gjuhësisë dhe Letërsisë, Institutit të Arkeologjisë, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Arteve.
Kujtojmë se këto institute që prej reformës së vitit 2007 operojnë të veçuara, pas vendimit të qeverisë, me atë vendim u krijua Qendra e Studimeve Albanologjike. Ky projekt vendim me 5 pika cilëson se qëllim është fusha e kërkimit, organika dhe organet drejtuese të tyre të jenë ato ekzistuese.
Por nga ana tjetër projekt propozim sipas Akademisë së Shkencave përfshinë fazën e 2 të reformimit dhe duhet të përfundojë brenda 31 dhjetorit, me qëllim që organizimi të fillojë me buxhetin e ri, i cili do varet prej saj. Project propozimi ka marrë votat e 47 anëtarëve, të Asamblesë nga 51 pjesëmarrës në votim./ Abcnews.al