Pas paralajmërimeve të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi se marrëveshja është afër me palën serbe, kanë ardhur reagimet e para nga bashkësia ndërkombëtare.
Ishte zëdhënësi i BE-së Peter Stano që reagoi i pari duke thënë se negociatat janë duke vazhduar, dhe se nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur.
Pas Stanos, ka ardhur edhe reagimi i të ngarkuarit me punë në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe.
“Pavarësisht raportimeve në media, negociatat në Bruksel vazhdojnë. Është bërë përparim, por ka ende punë. Ne inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë të angazhohen hapur dhe seriozisht.” /abcnews.al/