Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj duke komentuar vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha ditën e djeshme në Lezhë thotë se ka shkelje të procedurës.
I ftuar në “Abc live” me Juli Xhokaxhi, Hajdarmataj shprehet se ndalimi i një automjeti është bërë si rutinë për efektivët e policisë, pa marrë parasysh rrezikun.
“Kemi versione të ndryshme të ngjarjes. Por duhet të diskutojmë si funksionon në raste të tilla një trupë policore për të bërë kontrollin e një automjeti. Në policinë e shtetit ka procedura standarde të punës. Që do të thotë se çdo veprim i punonjësve të policisë është i paraparë sesi funksion dhe si ndalon një automjet. Të gjitha strukturat e policisë kanë procedura. Mendoj se aty ka shkelje të procedurave. Çdo njeri shpreh dhimbjen për familjen e viktimës. Por mendoj ta trajtojmë çështjen si është trajtuar. Ndalimi i automjeteve, është bërë një rutinë e përditshme dhe rutina të nxjerr jashtë rregullave. Duket si diçka normale, disa çunakë në një makinë, policia i ndalon. Nuk kanë arritur të zbatohen këto procedura standarde jemi edhe përballë këtij fakti që ndodhi kjo që ndodhi,” shprehet ai.
Ish-drejtuesi tjetër i policisë, Asllan Dogjani e vë theksin te strategjia që ka Policia e Shtetit për rekrutimin e punonjësve. Dogjani i cilëson drejtuesit si të paaftë, pasi nxjerrin efektivët të paarmatosur. Sipas tij, çdo punonjës policie duhet të jetë i përgatitur sikur ka një person të armatosur përballë. Në rast se kjo nuk ndodh, thotë Dogjani do të kemi raste të përsëritura ku efektivët bien në krye të detyrës.
“Çdo punonjës policie duhet të jetë i përgatitur sikur ka përballë një person të armatosur. Në rast se oficeri nuk niset sikur ka përballë një të armatosur ne do të kemi ngjarje të tilla. Edhe këtu kemi të bëjmë me paaftësisë së policisë. Kjo është e lidhur me strategjinë që ka policia e shtetit mbi rekrutimin dhe marrjen e punonjësve. Fakti që sot kemi të dhëna të sigurta që në policinë e shtetit që janë të paaftë për të komunikuar me qytetarin. Kemi drejtues që janë kthyer si në 2016 në numërues të rrënjëve të bimëve narkotike. kemi një polici që është e mbushur me militantë partie. Ka emërime krahinore, ka marrje njerëzish të paaftë.
Nuk ëhstë hera e parë që shkojnë dhe bëjnë homazhe, ajo q ëmë shqetëson është çfarë bëjnë pas vrasjes së policit. Më vjen shumë keq që nuk merren masa. Si nuk u mësuan? Si nuk bënë një strategji këtsa drejtues të policisë me gjënë kryesore që është jeta e punonjësit. Si nuk bënë një polici të specializuar që të jetë e aftë, kur të shkojë të kryejë një veprim një shërbim ai gjithmonë duhet ta konsiderojë që përballë ka një person të armatosur. Punonjësit e policisë kanë probleme mes tyre për shkak të implikimit në numërimin e rrënjëve të bimëve të lëndëve narkotike. Është shqetësuese se nuk merren masa. Policia sot nuk ka fuqi të ushtrojë kontroll të territorit për shkak të një fuqie të madhe që kanë marrë grupet kriminale,” u shpreh ai. g.v/abcnews.al