Mjekët për ABC: Aldi Rama u vetëvra, plumbi i kapi trurin! Asnjë familjar nuk paraqitet në spital

schedule11:50 - 29 Shtator, 2021

schedule 11:50 - 29 Shtator, 2021

Mjekët e spitalit të Traumës të cilët kanë parë nga afër gjendjen e 21-vjeçarit që vrau nënkomisarin Saimir Hoxha janë të bindur se ai ka kryer vetëvrasje.

Ata i thanë gazetares së ABC Ema Shazivari se plumbi në pjesën anësore të ballit ka rezultuar fatal për Aldi Ramën pasi i ka prekur trurin.

Lexo edhe: EMRI/ Po kontrollonte terrenin për drogë, efektivi në Lezhë vritet me armë zjarri

Që prej mbrëmjes së djeshme, kur i riu është transferuar në spitalin e Traumës, asnjë prej familjarëve apo miqve të tij nuk është paraqitur për të mësuar në lidhje me gjendjen e tij.

I riu kishte një të kaluar mjaft të vështirë. Prej vitesh ai jetonte në shtëpinë e gjyshërve pasi prindërit e tij ishin të divorcuar, ndërkohë që i ati ndodhej në burg. m.v/abcnews.al