Vijon sërish përplasja ndërmjet opozitës dhe mazhoranës për pjesëmarrjen në komisionet parlamentare.
Deputetët e opozitës siç vepruan një ditë më parë edhe sot janë paraqitur fizikisht në komisione, ndërkohë që nga ana tjetër mazhoranca bën thirrje që ato të futen në platformën online dhe të ndiqen online.
Nënkryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese Helidon Bushati kërkon pjesëmarrjen fizike të deputetëve socialist, duke theksuar se online është e pamundur të zhvillohen mbledhjet.
“Të ndërpresin udhëtimet jashtë vendit dhe shopping-un dhe të vijnë në sallë për të kryer detyrën”, ka thënë Bushati.
Ndërkohë deputeti i PD, Lefter Gështenja kërkoi zbatimin e Rregullores së Kuvendit për të mos i hequr të drejtën e fjalës opozitës./abcnews.al