FOTO/ Juventus – Chelsea, statistikat dhe formacionet e mundshme

schedule09:46 - 29 Shtator, 2021

schedule 09:46 - 29 Shtator, 2021

UEFA Champions League vazhdon sot me tetë ndeshje të tjera mjaft interesante ku padyshim spikat super sfida që do të luhet në “Allianz Stadium” në orën 21:00, Juventus – Chelsea.

Të dyja skuadrat vijnë pas fitoreve në ndeshjet e para dhe momentalisht ndajnë vendin e parë me nga 3 pikë. Sonte secila prej tyre ka shansin të shkëputet e vetme.

Allegri pritet ta vendosë skuadrën në fushë me skemën, 4-4-2, ku dyshja e sulmit në mungesë të Moratas dhe Dybalas do të plotësohet nga Kean dhe Kulusevski. Në krahun tjetër Tuchel do të përdorë skemën e zakonshme, 3-4-2-1, ku maja e sulmit padyshim do të udhëhiqet nga “Big Rom”, i cili do të mbështetet nga Ziyech dhe Haverzt.

Të dyja skuadrat vijnë më mungesa të shumta, ku siç e theksuam me lart për Juventusin nuk do të jenë të gatshëm Morata e Dybala, por këta nuk janë të vetmit pasi gati për këtë ndeshje nuk janë edhe Kaio Jorge e mesfushori Arthur për shkak dëmtimesh.

Ditën e djeshme Tuchel dha lajmin se mesfushori, N’Golo Kante ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe nuk do të jetë gati për sfidën e sotme duke iu bashkuar kështu lojtarëve të tjerë që nuk janë të disponueshëm si, Christian Pulisic, Mason Mount, Reece James dhe Jorginho që mbetet në dyshim.

Statistika:

Në 9 ndeshjet e fundit të “Bluve të Londrës” në Champions janë shënuar më pak se 2.5 gola, po kaq janë shënuar në 7 ndeshjet e fundit të Juventusit.

Chelsea ka arritur ta mbajë portë ne paprekur në 6 nga 8 ndeshjet e fundit në këtë kompeticion.

“Zonja e Vjetër” ka fituar 6 nga 7 ndeshjet e fundit, ku ka shënuar të paktën2 gola. Po ashtu ekipi i Allegrit ka shënuar të paktën 2 gola në 3 ndeshjet e fundit përballë Chelsea në të  gjitha kompeticionet.r.t/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!