Kate Middleton tërhoqi vëmendjen në premierën botërore të filmit të ri të James Bond “No Time to Die”, të martën në mbrëmje. Dukesha e Kembrixhit debutoi në tapetin e kuq në Royal Albert Hall të Londrës me një fustan vezullues prej ari nga Jenny Packham.
Vathët gjithashtu prej ari i dhanë një pamje më elegante Middleton. Ajo u bashkua në tapetin e kuq krah burrit të saj, Princi William, Charles dhe Camilla, Dukesha e Cornwall. Babë e bir u shfaqën klasik me kostume të zinj, ndërsa Camilla zgjodhi një fustan blu me mëngë të gjata.
I pranishëm ishte edhe Daniel Craig, i cili interpreton James Bond dhe pjesa tjetër e kastit të aktorëve.
/abcnews.al