Karriera e Anthony Joshua mori një goditje të madhe pas humbjes nga Oleksandr Osyk para 65 mijë tifozëve javën e kaluar.
Edhe pse Joshua e kishte shijuar humbjen edhe më parë, atë herë nga Andy Ruiz, por humbja e ukrainasit ishte plotësisht tjetër.
Oysk e dominoi britanikun në secilin raund dhe në fund me vendimin e gjyqtarëve edhe i fitoi titujt.
Daily Star Sport ka shikuar tre opsionet që Joshua mund të ndjek, një ndër to edhe pensionimi.
Rematch-i me Oleksander Usyk
Më e mundshmja për Joshua është rimetchi me Usyk.
Duke humbur të katër titujt, 31-vjeçari nuk ka opsion tjetër që t’i rifitojë përpos rimetchit ose të lejojë ukrainasin të luftojë njërin nga Deontay Wilder ose Tyson Fury.
Deontay Wilder ose Tyson Fury
Tjetër opsion për Joshua është të pres të përfundojë beteja mes Deontay Wilder kundër Tyson Fury në nëntor dhe mund të luftojë me humbësin.
Kjo është shans për Joshua që të rikthehet te fitorja dhe të luftojë rivalin që ka pesë tituj.
Sidoqoftë, do ishte e rrezikshme, ngase nuk është e garantuar që Fury do e mposht Wilder dhe një fitore për Wilder mund të ishte rezultat për ndeshjen e katërt mes tyre.
Tërheqja
Gjasat të ndodhë janë të vogla, ngase Joshua është një ndër legjendat në Britani, pasi mbrojti titullin IBF në tetë raste dhe fitojë katër tituj.
Joshua shumë shpejtë pritet të rinis stërvitjet që të rikthehet prapë në maje.