Kreta u trondit mëngjesin e së hënës nga një tërmet me magnitudë 5.8 rihter duke lënë një të vdekur dhe 11 të plagosur.
Qindra njerëz po e kalojnë natën jashtë nga frika e lëkundjeve të forta, teksa gjatë ditës ka pasur disa por me magnitudë të vogël. Autoritetet kanë ngritur çadra jashtë për qytetarët për të kaluar natën. Mbi 2500 njerëz janë strehuar në çadra./ Abcnews.al


