Barça si “shi” e Leipzig si “breshër”, Moriba zgjedhje e gjashtë e trajnerit Marsch

schedule22:38 - 27 Shtator, 2021

schedule 22:38 - 27 Shtator, 2021

Ilaix Moriba bëri jo pak bujë në verë për refuzimin e rinovimit me Barcelonën dhe kalimin te Leipzig për 16 milionë euro, një vit para se t’iu mbaronte kontrata me katalanasit.

Por te Leipzig ai ende nuk ka provuar të prekë një top në ndeshje zyrtare. Trajneri Jesse Marsch ka krijuar boshtin e tij në mesfushë dhe e ka shumë të vështirë të ndryshojë.

Për momentin Ilaix është zgjedhja e gjashtë në mesfushë. Tyler Adams, Kampl, Haidara, Laimer dhe Nkunku janë të besuarit e Marsch, që duket se nuk ka të njëjtat ide me drejtuesit për talentin nga Guinea. /abcnews.al