Brahim Diaz nuk mendon për një rikthim te Reali teksa synon të fitojë titullin e Serie A këtë sezon.
Këtë verë, spanjolli është kthyer në San Siro në formë huazimi dy vjeçar nga Los Blancos, ndërsa në sezonin e tij të parë shënoi shtatë gola në 29 paraqitje.
“Milani është një klub i madh, e kam ndier dashurinë e klubit dhe tifozëve. Ia kalova mirë në vitin e kaluar dhe tash jam shumë i lumtur që ndodhem këtu”.
“Të them të vërtetën, nuk po mendoj për atë (kthimin te Real Madridi. E shijoj të tashmen dhe jam i kënaqur. Dua të vazhdoj t’i ndihmoj Milanit me gola, asistime dhe mbi të gjitha me shumë punë”.
“I jam shumë falënderues atij (Carlo Ancelottit), por tani për tash jam i përqendruar te Milani”, ka deklaruar 22-vjeçari për AS. /abcnews.al/