Bashkëshortja i bën urimin e veçantë për ditëlindje, sa vjeç mbush Granit Xhaka

schedule17:48 - 27 Shtator, 2021

schedule 17:48 - 27 Shtator, 2021

Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka, feston sot ditëlindjen e 29-të. Padyshim që urimet për të kanë qenë të shumta, por ai që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë ai i bashkëshortes, Leonita Lekaj-Xhaka.

Kjo e fundit ka zgjedhur një fotografi të futbollistit ku shfaqet së bashku me dy vajzat e tyre dhe e ka shoqëruar me disa fjali tepër të ndjera.

Urime ditëlindja për dashurinë e jetës time. Faleminderit për gjithë të qeshurat dhe dashurinë që na ke dhuruar mua dhe vajzave tona, ne jemi të bekuar që të kemi. Të dua”, ka shkruar Leonita krahas fotos në Instagram.

Çifti janë së bashku prej shumë vitesh dhe tashmë janë prindër të dy vajzave: Laneya dhe Ayana. Ata jetojnë në Zvicër për shkak të profesionit të Xhakës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!