Çështja Haaland, shpërthen Dortmundi: Kjo është marrëzi

schedule10:23 - 27 Shtator, 2021

schedule 10:23 - 27 Shtator, 2021

Erling Haaland po kalon një moment fantastik në karrierën e tij, e kjo nuk është një rastësi, por një vazhdimësi e këtij lojtari që ka “zaptuar” skenën e futbollit botëror.

Që nga momenti i mbërritjes në Dortmund, zërat dhe ofertat për të kanë “çarë” dyert e klubit, me këta të fundit që kanë arritur deri më tani ta mbajnë në skuadër.

Vera e ardhshme pritet të jetë edhe më e “nxehta” për Haaland, pasi mediat e bëjnë fakt të kryer largmin e tij.

Së fundmi CEO i Borussia Dortmund, Hans-Joaxhim Watzke ka shpërthyer ndaj këtyre zërave që qarkullojnë prej kohësh.

Ende nuk është vendosur nëse ai vërtet do të largohet verën e ardhshme. Do të shohim. Disa ekspertë thonë: “Ata janë në tregun e aksioneve, ata do të duhet të shesin Haaland gjatë verës.” Kjo është budallallëk. Vendimi për t’i shitur dikujt në klubin tonë merret vetëm nga menaxhmenti. Topi është në fushën e Erling. Unë kam një marrëdhënie të mirë me Mino Raiola. Nuk është e saktë që ju të mendoni vetëm për paratë. Ai gjithashtu mendon për më të mirën për Erling,” pwrfundon Watzke. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!