Kryetari i gjyqtarëve të Eulex, Malkolm Simons ka dhënë dorëheqjen duke deklaruar se brenda këtij misioni ka shumë korrupsion. Lajmi është publikuar nga e përditshmja franceze Lë Monde
Malcolm Simmons, kryetari i gjyqtarëve të Eulex ka dhënë dorëheqjen, gjatë shpjegimit të tij për vendimin ai theksoi se kishte raportuar disa raste korrupsioni brenda këtij misioni. Simons tha se e-maili i ij ishte hakeruar nga një gjyqtar i Eulex, dhe për këtë arsye ka kërkuar nga zyra britanike për marrëdhënie me jashtë që rasti të denoncohet në polici. Por sipas tij nuk ka gjetur mbështetje.
Reagimi i Simons ishte dhe më i ashpër kur akuzoi misionin në fjalë si politik duke thënë se EULEX-i nuk është misioni i promovimit të sundimit dhe ligjit dhe ata që mendojnë ndryshe janë ose naivë ose të marrë
Por situata brenda misionin të Eulex është e tensionuar prej kohësh. Pjesa më e madhe e 800 nënpunësve të kërij misioni në Kosovë, po merren me zbatimin e praktikave të parregullsive në vend, dhe nuk i luftojnë ato
Simons ka qenë gjyqtar që nga fillimi i misionit më 2008, ndërsa nga viti 2014 ka kryesuar asamblenë e Gjykatësve të EULEX-it./abcnews.al