Ndryshe thotë dhe ndryshe vepron. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç u shpreh në një bisedë me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Borrell se Serbia mbështet paqen duke akuzuar Prishtinën për tensionet në veri.
“Serbia do të vazhdojë të respektojë të gjitha marrëveshjet që ka nënshkruar, të gjitha rregulloret juridike ndërkombëtare dhe do të vazhdojë të mbështesë paqen dhe stabilitetin rajonal pavarësisht sjelljeve të papërgjegjshme, joserioze dhe kriminale të autoriteteve të Prishtinës” tha sot Presidenti serb.
Lexo edhe: Vlora Çitaku: Çfarë po bën ambasadori rus në kufirin Kosovë–Serbi?
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së i bëri thirrje për durim, ruajtjen e paqes dhe vazhdimin e dialogut në Bruksel. “Serbia do të vazhdojë të respektojë të gjitha marrëveshjet që ka nënshkruar” tha Presidenti serb.
Por ndërkohë që shprehet se Serbia mbështet paqen, Beogradi ka dërguar tanket dhe helikopterët në kufi me Kosovën./ db/Abcnews.al