Reperi grek vdiq në aksident, habit babai i tij: Unë di të vërtetën se çfarë ndodhi, por nuk flas tani

schedule16:00 - 25 Shtator, 2021

schedule 16:00 - 25 Shtator, 2021

Babai i reperit grek Mad Clip i cili vdiq në një aksident në Athinë ka marrë vëmendjen e publikut me atë që ka deklaruar në mediat greke.

Dimitris Anastasopulos thotë se e di çfarë ka ndodhur mbrëmjen tragjike ku djali i tij u aksidentua me makinë teksa thuhet se bënte gara shpejtësie. Megjithatë babai i reperit të ndjerë ka thënë se nuk mund të flasë tani për atë që ndodhi natën e aksidentit.

Më tej Dimitris hedh akuza ndaj policisë greke duke thënë se nuk e ka informuar për asgjë në lidhje me hetimet për vdekjen e të birit dhe nëse janë gjetur detaje të reja.

“Unë nuk di asgjë. Nuk jam njoftuar nga policia, edhe pse e kam bërë denoncimin. Nuk kam përgjigje. Unë e kuptoj atë që ndodhi natën e vdekjes, por nuk mund ta them tani. Unë e di atë. Nuk jam i informuar nga Policia Greke për kryqin dhe celularin. Nuk e di pse nuk jam informuar. Dhe paradoksi është se një makinë tashmë e kontrolluar në një kontroll të plotë policor që ishte bërë dhe më ishte siguruar nga oficeri i policisë që ka marrë përsipër çështjen atje, a u gjetën objektet përsëri? ” – tha babai i reperit.

Mad Clip vdiq mbrëmjen e 2 shtatorit në Athinë pasi po kthehej nga dasma e një mikut të tij. Duke ngarë “Porschen” e tij ai po ndiqej nga Policia dhe kaloi 4 semaforë më të kuq ndërkohë teksa po merrte një kthesë doli nga rruga dhe u përplas për vdekje. Disa hodhën pistën e një makine tjetër të përfshirë teksa nga hetimet ka dalë se ka pasur gropa me ujë në rrugë që i kanë shkaktuar ç’ekuilibrimin automjetit. /abcnews.al/