Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë pranë Poliklinikës. Një i ri nga Shkodra ka plagosur me pistoletë një 23-vjeçare përpara një lokali, të cilën fillimisht e ka qëlluar tek këmbët.
Ndërkohë autori ka pasur edhe një granatë të cilën e ka hedhur por fatmirësisht nuk ka plasur. Vajza ka përfunduar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë autori është arrestuar brenda pak minutave. Ngjarja ka ndodhur pas një debati verbal mes dy të rinjve.
Drejtori i Policisë Vlorë Bledar Celiku tha për mediat se forcat e policisë ndodheshin afër vendit të ngjarjes dhe bënë të mundur arrestimin e autorit dhe sekuestrimin e armës.
“Ka ardhur një telefonatë në ambientet e Drejtorisë Vlorë që ka pasur krisma me armë në afërsi të ambulancës, në një lokal. Falë forcave të policisë që kanë qenë në afërsi është bërë e mundur arrestimi i personit të dyshuar dhe është sekuestruar arma e krimit. Kemi një vajzë të dëmtuar, një vajzë 23-vjece e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Do ju njoftojmë në vazhdim për të reja të tjera.”
Ndërkohë gazetari i ABC Elton Nika, zbulon dhe dinamikën e kësaj plagosje.
Fillimisht i riu ka qenë i ulur i vetëm në kafe, ndërkohë që menjëherë pas mbërritjes së vajzës, ka nisur dhe konflikti mes tyre. Ai e ka tërhequr atë për disa metra zvarrë dhe më pas e ka qëlluar me armë. /abcnews.al/